Manjani i përgjigjet Ramës: Përgjegjësia poltike është kolektive

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas arrestimeve për dosjen e skandalit të inceneratorëve dhe kërkesës së SPAK për arrestimin e një deputeti të Partisë Socialiste, kreu i qeverisë Edi Rama shpërlau duart, duke thëne se përgjegjësia është individuale. Por ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një postim në faqen e tij në Facebook shkruan se, vërtet përgjegjësia penale është individuale, por përgjegjësia poltike është kolektive.

Ja postimi i plotë:

Po mor po, përgjegjësia penale është INDIVIDUALE! Nuk e thotë Edi Rama këtë, por jurisprudenca. Parimet themelore të saj. Dhe po, padyshim që arrestohen (kur e do ligji jo populli), hetohen e gjykohen zyrtarë të çdo niveli.

Dhe po, fillohet nga nivelet e ulëta me një llogjikë të thjeshtë:

Do të tregojnë urdhërat/skema e fshehta që kanë marrë nga boset ose ta mbajnë vetë në kurriz përgjegjësinë. Nëse vartësit pranojnë të bëjnë burgun e shefave të tyre, t’u bëjë mirë.

Në fund të fundit duhet ta mësojnë të gjithë punonjësit publikë se nuk janë aty për ti shërbyer bosit, por publikut dhe interesit të tij.

Kam vetëm një keqardhje që më buron nga proceset e stisura e të pakopsitura me prova. Të papranueshme janë gjithashtu arrestimet e tipit shoë. Dështim është që SPAK nuk heton e dënon korrrupsionin por merret me shpërdorimin e detyrës, nen që ka mbetur që nga komunizmi.

Ashtu siç mbetet i papranueshëm standardi dy apo disa fish i trajtimit të pabarabartë të shtetasve para ligjit.

Po që përgjegjësia është individuale, këtë s’e luan as topi.

Përgjegjësia politike është kolektive, por këtë e ndan vetëm vota.

Na pëlqen apo jo, kështu është.

Përgjegjësia politike nuk shqyrtohet nga asnjë gjykatë sot në rruzullin demokratik.

Të tjerat janë moral sipas qejfit të secilit…

Zjarr Tv Ad