Rrëzohet me votat e mazhorancës kandidatura e opozitës për anëtarin mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Propozimi i opozitës për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Mateo Spaho, është rrëzuar ditën e sotme në Këshillin e Ekonomisë.

Kandidatura e Spahos u rrëzua me 10 vota pro dhe 6 kundër, teksa nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, tha se Spaho nuk plotëson kushtet ligjore për në Bankën e Shqipërisë.

“Komisioni i Ekonomisë lidhur me propozimin e kryetari të grupit parlamentar të PD ka vijuar mbledhjen me dëgjesën e kandidaturës që u propozua dhe sipas raportit me 10 vota dhe 6 kundër komisioni vendosi se kandidatura e Mateo Spaho nuk plotëson kriteret ligjore të parashikuara në ligjin për BSH dhe ky raporti i është përcjellë seancës plenare”, u shpreh Ermonela Felaj.

Zjarr Tv Ad