Ambasadorja Yuri Kim reagon për “kasaphanën” në arkivin e pronave në Durrës: Presim hapa konkretë për të dënuar përgjegjësit

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar në lidhje me “kasaphanën” në arkivin e pronave në Durrës, të cilin e denoncoi ditën e djeshme drejtori i Kadastrës, Artan Lame.

Ajo thotë se duhen marrë hapa konkretë për të vënë para drejtësisë përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe kudo në Shqipëri.

“Mirëpresim raportin e sinqertë të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës. Ne presim hapa konkretë për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe gjetkë në Shqipëri. Hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA. Ata gjithashtu do të bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në BE”, shkruan Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad