Nga Bujar Leskaj/
Ju (qeveria) jeni identifikuar dhe vazhdoni si qeveri fasadash.
Si qeveri që paranë publike po e përdorni jo në përputhje me parimet e efiçencës, efektivitetit dhe ekonomicitetit të mirë.
Shembulli më i keq, shembulli më flagrant ku ju i keni shpenzuar këto para për fasada dhe për politika të mbrapshta është në Vlorë, ku të paktën tre sheshe:
Sheshi i Skelës në të cilën ndodhej përmendorja e Atit të Kombit, Ismail Qemal Vlorës, sheshi i Flamurit që është shesh unik, shesh historik i kombit shqiptar dhe sheshi përpara bashkisë nga shpenzimet tuaja të panevojshme në vlerën rreth 15 milionë euro, rezultojnë sheshe ku qytetarët shqiptarë veç asaj urrejtjes suaj, urrejtjes së kryetarit të sektit ndaj Historisë, ndaj Ismail Qemalit, mund të shikojnë edhe se si keqpërdoren paratë shqiptare.
Për më tepër, për më keq dhe, për këtë ju ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të majtë e të djathtë, të vini në Vlorë, të vizitoni Vlorën, të shikoni Sheshin e Flamurit si po gllabërohet gjysma e këtij Sheshi historik nga sekti Rama.
Përse?
Për të ndërtuar një terminal autobusësh!