13 vite Shqipëria në NATO, Yuri Kim: SHBA ndihet krenare

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një postim në rrjetet social, në 13 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur se prej 1 prillit të  2009, vlera e vendit tonë si aleat vijon të rritet në mënyrë të qëndrueshme.

Në një postim në Twitter, kryediplomatja amerikane shprehet se që nga dita e anëtarësimit, forcat amerikane dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot bashkë në Afganistan, Irak, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe kudo tjetër.

Postimi i Yuri Kim:

“Vitin e kaluar, Shqipëria priti stërvitjen më të madhe ushtarake të udhëhequr ndonjëherë në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit, NATO filloi të përmirësojë bazën ajrore në Kuçovë për t’u bërë një objekt i NATO-s. Së shpejti, ekspertët amerikanë do të fillojnë një program të ri për të siguruar që Shqipëria të përmbushë objektivat e NATO-s. SHBA është krenare që është aleate me Shqipërinë.”-shprehet Kim.

Zjarr Tv Ad