Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është vënë në masën ‘arrest me burg’ ditën e sotme për akuzën ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’ nga GJKKO, ndërsa avokati i tij Sokol Azizaj ka deklaruar se kjo gjykatë nuk njeh Kodin e Procedurës Administrative çka ka çuar dhe në një gjykim të padrejtë por dhe jo ligjor në dhënien e kësaj mase.
Azizaj gjithashtu ka përmendur dhe jo përgjegjësinë që ka klienti i tij duke çuar dhe një gur më larg duke deklaruar se një nga faktet penale për të cilën SPAK kompromenton Bllakon është dhe shpronësimi i tokës për ngritjen e inceneratorit të Fierit si dhe pagën e të atit në këtë sipërmarrje duke i cilësuar si ‘akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako, por një përcjellje e dokumentacionit të akteve të prodhuara nga Këshilli i Ministrave”.
Gjithashtu ai i ka quajtur dhe spekulime zërat se ish-deputeti socialist në 12 orët e zhdukjes së tij ishte në përgatitje për tu arratisur nga vendi.
Gjithashtu ai është përpjekur të çmontojë dhe një tjetër akuzë të SPAK, atë të udhëtimit të Alqi Bllakos me Klodian Zoton në prill të 2019-s drejt Italisë duke kërkuar barrën e provës për prokurorinë e posaçme.
“Mendoj që kjo nuk është provë bindëse sa kohë që nuk provohet që Zoto ka paguar biletën e Bllakos. Të gjithë mund të udhëtojnë në një avion, kjo nuk kompromenton askënd”, tha Azizaj.