“Çfarë porosish, urdhrash e kërcënimesh ka marrë Alqi Bllako në ato orë që kërkohej?”, Vokshi: SPAK të zbardhë dhe skandalin me policinë

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Albana Vokshi:

Fshehja dhe dorëzimi i kontrolluar i Alqi Bllakos për shumë e shumë orë, tregon se Edi Rama dhe vartësit e tij në policinë e Shtetit janë gati të bëjnë gjithcka që të pengojnë drejtësinë.

Fakti që policia e Shetit me urdhër politik luajti lojën e kungulleshkave tregon panikun e tmerrin nga dekonspirimi që mund t’i bëjnë bashkëpunëtorët e tij Edi Ramës dhe ministrave të tij në aferën korruptive të shekullit.

A do ketë mundësi Alqi Bllako të flasë lirshëm?

Çfarë porosish, urdhrash e kërcënimesh ka marrë në ato orë që policia e kërkonte në drejtim të paditur?

SPAK duhet të hetojë edhe këtë cështje.

SPAK ka mundësi të zbardhë edhe këtë detaj të skandalit me policinë politike të Shtetit.

Alqi Bllako sot ka mundësinë ti bëj një nder vetes e një nder Shqipërisë, të tregojë gjithë të vërtetën.

Zjarr Tv Ad