Mirjetë Hajdini, e dashura e Nuredin Dumanit, ka rrëfyer në Prokurori takimin me partnerin në Kosovë, jetesën atje dhe më pas zhvendosjen në Shqipëri. 20 vjeçarja ka dalë sot nga qelitë e paraburgimit dhe është lënë me masë sigurie “Detyrim paraqitje” nga Gjykata e Elbasanit.
E reja ka rrëfyer historinë e lidhjes me Dumanin, duke pohuar para hetuesve se ai ishte prezantuar me emër tjetër. Madje, pasi e kishin bërë lidhjen serioze dhe 39 vjeçari nga Dibra ishte prezantuar me familjen e Mirjetë Hajdinit, kishte thënë se familjen e tij e kishte në Francë. Këtë e kishte përdorur si pretekst për të mos u takuar.
20 vjeçarja ka treguar se Nuredin Dumani me vete një armë zjarri pistoletë, ngjyrë të zezë, dhe e njëjta çdo herë. Sipas saj, sa herë dilnin ai e merrte me vete, kurse kur ktheheshin në shtëpi e vendoste në dhomë. “Kur e ka pyetur se perse mbante arme ai i eshte pergjigjur “ti je e re, s’ke pse ti dish keto”- thuhet në dosjen e Prokurorisë.
Pjesë nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit, për partneren e Dumanit:
Shtetasja M. Hajdini ka deklaruar qe eshte me shtetesi kosovare. Ne muajin prill te vitit 202 1, me shoqerine e saj ka qene tek lokal “G***” ne Gjilan. Aty tek ai lokal, ngjitur me to ishin ulur edhe 2 shtetas te tjere. Njerin nga ata e njihte dhe quhej Sh.Z dhe eshte nga Gjilani.
Ate dite ne lokal ky djali tjeter i ka folur dhe i kerkoi numrin e telefonit. M. ia ka dhene numrin dhe qe ate dite filluan te komunikonin nga telefoni. Ai kishte nje numer celulari te Kosoves dhe jo te Shqiperise, por nuk e mban mend numrin.
Ai i eshte prezantuar me emrin Arvit Spahiu dhe i tha se ishte nga Tirana dhe ndodhej ne Kosove per pune, ku i ka treguar edhe nje leter njoftim apo karte identiteti, ku emri ishte vertete Arvit Spahiu dhe fotoja ishte e tij. Leter njoftimi qe i ka treguar nuk e d i se cilit shteti i perkiste por sqaron qe nuk ishte i Kosoves dhe i Shqiperise.
Arviti i ka treguar qe familjen e tij e kishte ne France dhe per kete arsye nuk mund ta takonte. Kur kane filluar te bashkejetojne, ajo ka vene re qe Arviti mbante arme zjarri me vete, gjithmone arma ka qene e njejte.