Alibeaj sinjale bashkëpunimi me Ramën?!/ Kreu i grupit parlamentar të PD hedh poshtë deklaratat e Berishës për Presidentin e ri

0
192
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alibeaj sinjale bashkëpunimi me Ramën?!/ Kreu i grupit parlamentar të PD hedh poshtë deklaratat e Berishës për Presidentin: Qëndrimet personale

Deputeti Alibeaj ka reaguar pas deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha nga Shkodra sot për çështjen e kandidaturës për President të Republikës.

Në një postim në rrjetet sociale në faqen e PD, thuhet se “grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket çështjes së presidentit të Republikës”.

Kreu i grupit parlamentar, Alibeaj i cilëson deklaratat e Berishës si “qëndrime personale, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD”.

“Qëndrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrfarë lidhje me qëndrimin dhe vendimmarrjen e grupit parlamentar”, thekson Alibeaj.

Reagimi i PD:

Sqarim për mediat!

Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket çështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne agjendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë çështje. Qëndrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrfarë lidhje me qëndrimin dhe vendimmarrjen e grupit parlamentar. Ata që flasin sot për këtë çështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit.

Zjarr Tv Ad