Në Shkodër dështon nisma e qeverisë për “Ditën pa makina”. Duket se drejtuesit e mjeteve nuk i janë bindur këtij urdhëri, duke dalë me mjetet e tyre në rrugët e qytetit të Shkodrës.
Në vend që të shërbente për mirë, kjo nisëm krijoi më shumë trafik apo rrëmujë në rrugët dytësore të qytetit të Shkodrës.
Policia Vendore e Shkodres dhe ajo Bashkiake kishin bllokuar ato pak rrugë kryesore, por kjo nuk i pengoi drejtuesit e mjeteve që të gjejnë rrugë të tjera për të qarkulluar.
Edhe pse Shkodra njihet si “qyteti i biçikletave”, qytetarët duket se e kanë makinën një mjet të nevojshëm, pavarësisht edhe rritjes së çmimit të naftës.
Orari i ndalimit të lëvizjes me makina në Shkodër ishte caktuar nga ora 09:00 deri në 12:00, por makinat nuk “pushuan” as këtë të dielë