Laureta Nikolli, banore e zonës së “5 Majit” të cilët protestojnë prej muajsh kundër prishjes së banesave të tyre kundër projektit të Unazës së Madhe, u gjobit më herët nga IMT për ndërtim pa leje.
Ndërkohë sot në Gjykatën Administrative është shqyrtuar kjo çështje. Gjykata i ka dhënë të drejtë banores duke shfuqizuar gjobën prej miliona lekësh të vendosur nga IMT.
Lajmi është bërë i ditur nga avokatja Adriana Kalaja.
Postimi:
Në Gjykatën Administrative të Shkallës Parë Tiranë sapo përfundoi gjykimi i çështjes:
PADITËSE: Laurta Nikolli
TË PADITUR: Bashkia Tiranë Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit.
OBJEKTI: Shfuqizimin tërësisht të Aktit Afninistrativ të “Për dënmin me gjobë” të paditëses Laureta Nikolli në masën 1,284,520 leke.
Në përfundim të gjykimit, gjykata vendosi;
– Pranimin e plotë të padisë duke shfuqizuar tërësisht Aktin Administrativ “Për dënimin me gjobë” të paditëses Laureta Nikolli në masën 1,284,520 lekë,
– Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.
Me këtë rast, i shpreh falenderimet Lauretës për besimin që më dha dhe mirënjohjen time Gjyqtarit Gentjan Hamiti i cili u ngrit në lartësinë e detyrës.
Ato lekë, do t’i gēzojnë fëmijët e Loretës që barbarët në pushtet i shembën dhe i grabitën banesën.
Loreta nuk ndalet.
As unë nuk ndalem.
Po kështu, i bëj thirrje të gjithë publikut se padrejtësitë dhe shkeljet e ligjit zgjidhen në Gjykatë.
Nëse nuk vë në lëvizje Gjykatën nuk ta ka fajin kjo e fundit se zyrtarët vjedhin dhe abuzojnë me ligjin.
Pavarësisht ku ndidhet sot Sistemi i Drejtësisë, një ditë ato dosje do zgjidhen. Shkoni pranë drejtësisë dhe ngrini zërin për të drejtat tuaja kushtetuese.