Ministrja e Shtetit për Marrëdhënit me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar sot në lidhje me negociatat për emrin e presidentit të ri të vendit.
Spiropali, e cila është pjesë e ekipit negociues të PS për zgjedhjen e emrit të ri të kreut të shtetit në një postim në rrjete sociale, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, tashmë në krye të Komisionit të Rithemelimit në PD.
Ajo shprehet se Berisha është i përjashtuar nga ky proces.
Më tej Spiropali thotë se procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin.
Spiropali: Sali Berisha është vetpërjashtuar nga një proces ku nuk e ka ftuar askush dhe ku askush nuk ka pasur asnjë plan për ta ftuar! Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin.