“PD-në e ka marrë Lana”, Vangjeli: Kriza në këtë parti do të vijojë, përfiton vetëm Edi Rama!

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se Partinë Demokratike “e ka marrë lumi Lana”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Vangjeli tha se kriza në PD, tashmë që ka edhe komponentin juridik, do të vazhdojë gjatë dhe se nga kjo përfiton vetëm Edi Rama.

“Jemi në një situatë të pakthyeshme. Është si puna, vdiq ai, ajo regjistrohet si vejushë, do të çohet ai nga varri të ankohet? Ish kryetari në dispozicion në PD, ndërkohë që do të zhvillohej procesi, kishte mundësitë për tu legjitimuar si palë në procesin që konkludoi zoti Zhukri. Sot troket në derë të gabuar kryetari dezhurn, zoti Alibeaj. Kjo është një situatë që do të vazhdojë. Me shumë gjasa apeli do ta rikthejë.

Problemi është që të dyja palët janë si drejtëza të kithëta. Në shtator kriza ishte politike. Berisha e pohonte, thoshte është krizë politike. Ish kryetari Basha e refuzonte këtë dhe të gjithë çitonin statute dhe nuk shihni krizën politike.

Sot kanë ndërruar role. Ata që janë me Berishën, kërkojnë ta sjellin krizën si proces juridik, ndërsa këta flasin për politikë. Nuk ka dy palë që ndeshen për të fituar. Këtu fitues është Edi Rama.

Pala tjetër refuzon ti drejtohet gjykatësit të vetëm që është në këtë vend, votuesve demokratë.

Sot PD-në e ka marrë lumi, jo Drini por Lana! Cilido qoftë zhvillimi nesër, po të vazhdojnë në këtë mënyrë këta kurrë nuk do ta kapërcejnë Lanën.

E vetmja gjë që nuk thuhet, një parti politike ekziston për të vajtur në pushtet”, tha Vangjeli.

Zjarr Tv Ad