Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar në një intervistë për CNN situatën e shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe ndikimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kurti, ndër të tjera, tha se Kosova nuk i trembet kërcënimeve të Serbisë. Ai shtoi se buxheti për Ushtrinë e Kosovës është rritur me 52%.
Ai shtoi se Serbia nuk është një shtet neutral siç pretendon, por është vendosur qartë në anën e Rusisë.
“Nuk ia kemi frikën Serbisë. E kemi rritur buxhetin për 52 % për ushtrinë e Kosovës, dhe e kemi NATO-n brenda. Serbia nuk është neutrale, por në anën e Rusisë”, ka thënë në një intervistë për gjigantin televiziv amerikan CNN, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.