Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, ka marrë pjesë këto ditë në një takim të organizuar nga fondacioni “Konrad Adenauer Stiftung”. Në fjalën e tij, Këlliçi ka theksuar rëndësinë që partitë politike duhet t’i japin rritjes së besueshmërisë së tyre tek qytetarët.
Krahas fotove të publikuara, Këlliçi shkruan: “Momente nga takimi i mbajtur në Como nga Fondacioni Konrad Adenauer Stiftung, që kishte si qëllim hartimin e projekteve të përbashkëta në fushën e demokratizimit të shteteve.
Diskutova rreth uljes së besimit te politika në tërësi, veçanërisht nga të rinjtë, dhe se partitë politike duhet të rrisin besueshmërinë e tyre publike si një domosdoshmëri e demokracisë funksionale.
Faleminderit Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien për ftesën! Si gjithmonë kënaqësi të kthehesh në rezidencën e Kancelarit të famshëm Gjerman, Kryetarit të parë dhe themeluesit të CDU, Konrad Adenauer,” përfundon deputeti.