“Bllokuan” qiellin shqiptar për më shumë se 24 orë, Gjykata e Apelit liron nga çdo akuzë kontrollorët e Rinasit, ATCEUS kërkon rikthimin e tyre në punë

0
347
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

GJykata e Apelit ka liruar nga çdo akuzë tre kontrollorët e Rinasit, të cilët fillimisht u burgosën dhe u pezulluan nga puna pas grevës për rritjen e pagave.

Muhin Mezinin, Armando Fezga dhe Flora Ndreca ishin me masë sigurie “detyrim paraqitje”, të vendosur 1 muaj më parë, por Apeli ka vendosur që të rrëzojë çdo akuzë ndaj tyre. Kujtojmë që kontrollorët e Rinasit u akuzuan për “shpërdorim detyre”.

Këta kontrollorë, së bashku me më shumë se 60 kolegë të tjerë shpallën paaftësi të përkohshme për shkak të stresit që iu ishte krijuar nga ulja e pagave, duke bllokuar aeroportin e Rinasit për më shumë se 24 orë.

Pas këtij vendimi të Apelit, ka reaguar edhe Komuniteti Ndërkombëtar i Kontrollorëve Ajrorë, e cila ka kërkuarv rikthimin e këtyre kontrollorëve në detyrë. “E mirëpresim një vendim të tillë ndaj kontrollorëve. Albkontroll të kthejë në punë kontrollorët e pushuar. Prokuroria të gjejë përgjegjësit për mbylljen e hapësirës ajrore”, thuhet në reagimin e ATCEUS.

Zjarr Tv Ad