Në një kohë kur Kryeministri nacionalist i Hungarisë Viktor Orban po përgatitet të vazhdojë të qeverisë vendin me qasjen e tij autokratike edhe për katër vjet të tjerë, ai po përballet me një izolim gjithnjë e më të madh nga vende të tjera. Shkelja e standardeve demokratike nga ana e tij dhe qasja ndaj luftës në Ukrainë, ka shqetësuar Bashkimit Evropian dhe vende të tjera.
Mirëpo për aktivisten shqiptaro-amerikane Evi Kokalari fitorja e Orban është një fitore kundër Geroge Soros. Sipas saj, e vetmja mënyrë që Shqipëria të shpëtojë nga llumi është shpallja e George Sorosit ‘non-grata’ dhe eliminimi i organizatave të tij.
Reagimi i Kokalarit:
“Fitorja e katert e Orban është pikërisht një fitore kundrejt të majtës internacionale dhe George Sorosit. E vetmja menyre për të shpëtuar Shqipërinë nga llumi, është desinjimi i George Sorosit persona non-grata dhe eliminimi i të gjithë organizatave te tij.”, shkruan Kokalari.