Rama uron Vuçiç për fitoren, ja çfarë shkruajnë mediat serbe

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot, me rastin e fitores së zgjedhjeve presidenciale, ka pranuar urime nga zyrtarë të shumë shteteve, përfshirë presidentin e Francës, Emanuel Macron, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe presidentin e Çekisë Millosh Zeman.

Sipas shërbimit për shtyp të Presidentit të Serbisë, presidenti kroat Zoran Milanovic, presidenti dhe kryeministri i Sllovenisë Borut Pahor dhe Janez Jansa, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski dhe anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Milorad Dodik uruan Vuçiqin për fitoren e tij në zgjedhje.

Urime Vuçiçit i dërguan edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti bullgar Rumen Radev, si dhe presidenti hungarez Katalin Novak dhe kryeministri Viktor Orban dhe kancelari austriak Karl Nehamer.

Sheikh Nasser bin Hamad bin Isa al-Khalifa ka uruar Vuçiqin në emër të Mbretit të Bahreinit, thuhet në deklaratë.

Zjarr Tv Ad