“PD i ka mbetur vetëm sigla”, Bamir Topi: Jam gati të kontribuoj në rindërtimin e opozitës

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur me situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Ai është shprehur se tani PD i ka mbetur vetëm sigla dhe historia e saj duhet arshivuar, teksa tha se se mbas siglës shkojnë vetëm ata që janë të varfër në ide dhe e kanë humbur kredibilitetin politik.MNdër të tjera ai u shpreh i gatshëm që të kontripojë për një të djathtë moderne.

Deklarata e Topit:

“Sot e them dhe e kam rithënë disa herë që sot PD-së i ka mbetur vetëm sigla, historia e saj duhet arshivuar. Duke shkuar mbas siglës, mbas saj shkojnë njerëzit e varfër në ide dhe ata që kanë humbur kredibilitetin publik.

Unë jam për të rindërtuar një të djathtë moderne, që njerëzit të mos jenë pjesë e siglave, dhe natyrisht unë do të jem atje. Do të jap gjithë kontributin tim”, u shpreh Topi në “Log”.

Zjarr Tv Ad