Ambasadorja Yuri Kim u shfaq në krah të Alibeajt, reagon ‘flakë për flakë’ Ivi Kaso dhe nxjerr prapaskenat nga selia blu

0
536
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i grupit të Rithemelimit, Ivi Kaso ishte i ftuar në emisionin ‘Ditari’ komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, mes të cilave ankimimin e bërë në gjykatë për njohjen e ndryshimeve statutori të 11 dhjetorit dhe mbështetjen që tregoi së fundmi Yuri Kim për kryetarin e komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Sipas Kasos, ankimimi i bërë në gjykatë është i pavlerë, pasi pala që e ka bërë atë nuk ka qenë pjesë e procesit. Gjithashtu, edhe caktimin e Alibeajt si kryetar të komanduar, Kaso e cilësoi nul, pasi sipas tij, kandidatura duhet të kalonte në disa etapa, përpara se të zgjidhej përkohësisht për të drejtuar PD.

Komenti i Kasos:

“Dje u njohëm me ankimimin e PD. Kjo është një shkresë e pavlerë. PD ishte pjesë e procesit e përfaqësuar nga Rithemelimi. Pjesa tjetër që ka çuar ankimimin nuk ka qenë palë. Të drejtën e ankimimit e kanë palët në proces. Nuk ka qenë në proces me asnjë cilësi proceduriale. PD nuk përfaqësohet nga nënkryetari. Statuti e bën të qartë se kush e përfaqëson. Për efekt të ligjit, është sikur dikush pa asnjë lidhje me PD të bënte një ankim me firmën e tij.

Ankimi është vulosur me vulën e vjetër, e cila është ndërruar nga Kuvendi dhe është konfirmuar me vendim gjykate. Kryetari i komanduar ekzistonte në statutin e vjetër. Sikur asgjë mos kishte ndodhur nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe nga votimet e 6 marsit ku demokratët votuan për shkarkimin e lidershipit, përsëri me statutin e vjetër do të duhej që nënkryetar të kalonte në disa etapa proceduriale në Këshillin Kombëtar dhe nuk mund të merrem me titujt që njerëzit i venë vetes”, tha mes të tjerash Kaso.

Zjarr Tv Ad