Përdorimi në masë i rrjeteve sociale/ Psikologia, Todhri: Të rinjtë kanë krijuar varësi, e masin pëlqyeshmërinë me ndjekësa në instagram

0
220
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emisioni “Të Pathënat”, moderuar nga Arbi Fortuzi në Fax News, ka trajtuar sot temën e rrjeteve sociale dhe ndikimin që këto të fundit kanë pasur në jetën real

E ftuar për të komentuar këto ndikime, ka qenë psikologia, Fiona Todhri e cila tha se kryesisht grupmoshat e reja kishin krijuar varësi psikologjike nga rrjetet sociale dhe i përdorin këto të fundit për të matur pëlqyeshmërinë e tyre tek njerëzit e tjerë.

Pyetje: Në jetën e përditshme si po ndikon në psikologjinë e të rinjve kjo mania për të qenë “influencer” dhe për të marrë sa më shumë klikime. Sa po i largon nga realiteti?

Tohri: Jetë reale ka por marrdhënien më të madhe e kanë me rrjetet sociale. Ka varësi psikologjike dhe kjo varësi, ka bërë që të jenë të diktuar totalisht nga rrjetet sociale. Madje edhe pëlqyeshmërinë dhe performancën e tyre e masin nëpërmjet ndjekësve apo pëlqimeve që marrin. Sepse për ta është shumë e rëndësishme se çfarë mendojnë të tjerët që i kanë në rrjetet e tyre sociale. Rrjetet sociale, janë bërë pjesë e realitetit.

Zjarr Tv Ad