SPAK çon në gjyq avokatin fierak, kërkoi 12,000 euro për një ekstradim: E pëson dhe zyrtari në Ministrinë e Brendshme

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit  Tiranë, pas përfundimit të hetimeve, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, procedimin penal nr. 179 të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurëve:

Lavdosh Shehu, me profesion avokat, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe neni 25 i Kodit Penal

Hamza Tola, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe neni 25 i Kodit Penal ;

Hetimet e kësaj ngjarje, janë bërë e mundur, falë edhe ndihmës të dhënë nga emisioni investigativ televiz “Stop” i Tv Klan.

Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës prerë.

Zjarr Tv Ad