“SUPERLAJM”, kryeministri Rama: Kanadaja njeh sigurimet shoqërore me Shqipërinë, marrëveshja hyn në fuqi nga 1 gushti

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kyeministri Edi Rama pak minuta më parë ka dhënë lajmin e mirë në lidhje me procedurat për njohjen nga Kanadaja të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Kanadaja ka përfunduar procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me vendin tonë.

Sipas kryeministrit kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi më 1 gusht 2022 dhe u jep të drejtë qytetarëve që të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.

“SUPERLAJM

Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë

Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad