Davide Pecorelli publikon fotot me thasë, pretendon se janë të mbushura me ar

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni i njohur Davide Pecorelli është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Kësaj radhe, Pecorelli nuk ka vendosur të inskenojë vdekjen e tij, por me thesarin e Montecristos, gjë që biznesmeni  thuhet se e kërkon prej kohësh. Ai ka publikuar një foto ku tregohen  disa thasë, që Pecorelli pretendon se janë të mbushura me monedha ari.

“Nuk është fotomontazh. Ku është thesari? Për momentin nuk mund të them asgjë”, shkruan ai krahas fotos.

Davide Pecorelli humbi në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe ‘historinë’ se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. “Po kërkoja një thesar” tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij.

Davide Pecorelli humbi “gjurmët” janarin e vitit të kaluar në Pukë, ku u gjet edhe makina e tij e marrë me qira, e djegur brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. Autoritetet italiane dhe ato shqipatre nsiën menjëherë hetimet se çfarë kishte ndodhur me sipërmarrësin, derisa më 17 shtator ai u shfaq shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur biznesmeni italian ishte “Në kërkim të arit” . I gjendur në një gomone pranë një ishulli në Montecristo ai tha se po kërkonte thesarin. Kjo deklaratë, e cila erdhi plot 9 muaj pas inskenimit të vdekjes së tij tronditi po aq sa rishfaqja e tij në gomone.

Zjarr Tv Ad