Çfarë ndodh me pronat që kanë 4 pronarë? Artan Lame i Kadastrës tregon zgjidhjen

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Kadastrës Artan Lame, ka folur mbrëmjen e kësaj të marte lidhur me problematikat e pronësisë në Shqipëri. Në “Opinion”, ai u pyet se çfarë ndodh kur për një pronë rezultojnë në regjistër katër pronarë dhe tha se ato i zgjidh vetëm Gjykata.

“Ju themi vëllezër shkoni e zgjidheni në gjyq me njëri-tjetrin. Shko sot në një gjykatë italiane, mbi gjysmat e gjyqeve janë për pronat. Kur ka në këtë shtet dhe në Shqipëri…

Në jug, përgjithësisht në Vlorë, vije ti për pronën, ta shënonin në regjistër dhe të jepnin vërtetim hipotekor, vinte tjetri dhe i jepnin dhe atij tjetrit letrën dhe të dy këta kishin dokumentin në shtëpi. Atje nuk kishte filluar në bregdet sherri për pronat sepse nuk kishin filluar ndërtimet. Të dy thonin: Kur të vijë radha, e kam këtu poshtë jastëkut”, u shpreh Artan Lame.

Kreu i Kadastrës u ndal përsëri te problematikat e Durrësit. Ai theksoi se në regjistrat e zyrës së qytetit bregdetar është konstatuar heqja e fletëve të regjistrimit ose janë zëvendësuar. Sipas tij nga 1063 regjistra në total, janë dëmtuar 908 regjistra.

“Kadastra e Durrësit nuk kishte seli. Ishte në një qendër biznesi private. U kalua kjo fazë duke e marrë fare Kadastrën duke e sjellë në Tiranë. Atë ditë është marrë me polici sepse pati një rezistencë. Në këtë moment filluan të dilnin çështje pak a shumë sëmundja e Vlorës.

Por me një risi. Në Vlorë s’kishte pasur fare regjistër, në Durrës ngaqë kishte regjistër detyroheshin të grisnin fletët.

 Durrësi kishte 1063 regjistra me 250 fletë secili të këtyre 30 viteve, vetëm 152 dilnin pa dëmtime dhe 908 regjistra janë të dëmtuar duke filluar që nga 730 faqe që mungojnë tërësisht, kalojnë nga 12 tek 15. Kur janë hequr me kujdes e kanë hequr dhe rrënjën e faqes. 243 faqe janë të zëvendësuara sepse dallojnë nga ngjyra”, u shpreh Artan Lame.

Zjarr Tv Ad