Betim Kastrati është 38-vjeçari i cili pak pas mesnatës u gjet i vdekur në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur Kolonjë, ku sipas policisë kishte vrarë veten me armë zjarri.
Burime për mediat bëjnë me dije se Kastrati jetonte në Durrës dhe ishte shofer në port.
38-vjeçari ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur, ndërkohë që u gjet i pajetë në mjetin e tij tip Volvo, i cili ishte parkuar në mënyrë të rregullt anës rrugës.
Fillimisht ngjarja u hetua për ndonjë vrasje të mundshme, por sipas uniformave blu Kastrati ka brarë veten në kushte depresioni.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.