Mashtronte nëpërmjet Call Centre duke përfituar para, arrestohet administratori i një subjekti në Durrës (EMRI)

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person ka rënë në prangat e policisë dhe katër të tjerë janë proceduar penalisht në kuadër të operacionit të koduar “Call me 3”.

Uniformat blu bëjnë me dije se këta persona pakuzohen se kryenin veprimtari kriminale, duke e mbuluar me aktivitetin e një call center.

Mario Memaj është 30-vjeçari i cili është arrestuar nga policia. Memaj mbante postimin e administratorit të subjektit dhe arrestimi tij u bë pasi, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit E. B., F. S., E. D. dhe A. D.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Call me 3”.

Goditet një tjetër rast i përfitimit të shumave monetare nëpërmjet mashtrimeve me anë të platformave elektronike.

Vihet në pranga administratori i subjektit Mario Memaj që kryente këtë veprimtari kriminale, duke e mbuluar me aktivitetin e call center.

Procedohen penalisht 4 shtetas.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Call me”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Call me 3”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit M. M., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit E. B., F. S., E. D. dhe A. D.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Zjarr Tv Ad