PD-ja e Berishës e bën fakt: Po bëhen negociata të fshehta, Lulzim Basha do jetë Presidenti i ri

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Flamur Noka, pjesë e grupimit që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha, thotë se mazhoranca po bën negociata të fshehta që të çojë Lulzim Bashën në krye të institucionit të Presidentit të Republikës.

“Po tentojnë të çojnë Lulzim Bashën, janë negociata të fshehta. Më i zbuluar se është s’ka ku shkon. Por nuk ju dalin numrat e opozitës që mund t’i mbështesin”, tha Noka në emisionin “A Show”. Sipas tij, Qeveria nuk do një një president si Ilir Meta, pasi ai nuk është përfshirë kurrë në pazare.

“Duan një President kukull. Meta s’ka bërë kompormise. Ai ka qenë barriera e vetme e pakapërcyeshme deri më tani nga regjimi, të gjithë të tjerët i kishte futur në xhep regjimi, përfshirë dhe Partinë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Në vetëdijen e tyre, Balla dhe gjithë rilindasit kanë të drejtë të mendojnë se të vetmen kala që nuk e morën, ta marrin, siç ishin mësuar me një kukull në krye të opozitës. Ata nuk dua t’ja dinë për demokracinë por vetëm për xhepin e tyre. Kjo është ulëritëse për situatën ku ndodhet vendi ynë”, shtoi deputeti Flamur Noka.

Zjarr Tv Ad