Petrit Vasili: Veliaj do mbahet mend si njeriu që groposi përfundimisht Tiranën

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka denoncuar një masakër urbane në mes të ‘Bllokut’ në Tiranë, ku pallatet ndërtohen vetëm 1 m larg njeri tjetrit.

‘Ja lejet e ndërtimit, që jep Bashkia e Tiranës mu në bllok! E shkatërruan Tiranë e bënë bunker betoni’, shkroi Vasili në Facebook.

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv , ai foli më shumë në lidhje me këtë fenomen që ka shndërruar Tiranën, ‘pyllin orbital’ në një qytet të betonizuar.

“Ne nuk do reshtim së denoncuari sePse si qytetarë ndjehemi në një kurth, të një mizereje urbane që e ka shndërruar qytetin në një qytet të pajetueshëm, të pamundur për të përfituar shërbime.

Nëse marrim hapësiren nga rr. Durrësit, rr. Kavasës dhe M.Shyri, do shikoni që nuk kanë lënë vend pa ngritur gradaçela.

Një qytet i pllakosur në një kurth betoni të tmerrshëm i cili për fatin e keq të qytetarëve është një e keqe që vazhdon. Mund t’i shikoni gropat që ndërtohen dhe këtu nuk e them për politikë por unë sinqerisht në 2015 kur dëgjova Erion Velinë një mashtrues pa shërim, që tha se nuk do ketë më leje ndërtimi, të jemi të bindur që kjo ishte saktësisht e kundërta e asaj që tha.

Ai do mbahet mend si njeriu që e groposi përfundimisht Tiranën”, u shpreh Vasili.

Zjarr Tv Ad