Pas protestës së vlonjatëve kundër punimeve te ‘Sheshi i Flamurit’, kryeministri Edi Rama ka postuar sot një video ku shihet projekti i bërë gati për ‘Sheshin e ri” duke shkruar se nuk do shërbejë si terminal autobusësh por për shfaqje artistike e panaire.
Kujtojmë se ky projekt është kundërshtuar me forcë nga qytetarët vlonjatë, por jo vetëm, duke bërë bashkë edhe protestues të tjerë të ardhur nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES dhe me Sheshin e Ri të Flamurit, i cili do t’i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane, ku do të mësyjë gjelbërimi, ku do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri do të lidhë monumentin e Pavarësisë me “tempullin” hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera (po vetëm si terminal autobuzësh për foltorexhinjtë jo dhe ku fantazma e ish-hotelit do të kthehet në qendrën më të madhe social – kulturore të vendit për të gjitha moshat, pa harruar aksin e rikonceptuar që lidh edhe varrezat e dëshmorëve me monumentin e Pavarësisë përmes kolonatave të “tempullit” hijezues, ju uroj një ditë të mbarë