Yuri Kim në SPAK, takon Arben Krajën: E përgëzova për punën! Askush nuk është mbi ligjin

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja Yuri Kim, këtë të premte ka zhvilluar një takim me shefin e SPAK-ut, Arben Krajën, ku e ka përgëzuar atë për punën e palodhur dhe frytdhënëse që hetuesit dhe prokurorët kanë bërë.

Përmes një postimi në “Tëitter”, Yuri Kim thotë se konfiskimi i pasurive dhe rekordet në rritje të hetimeve tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

Ndër të tjera ambasadorja thekson edhe njëherë mbështetjen pakushte të SHBA-së për reformën në drejtësi, për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“U takova sot me shefin e SPAK, Arben Kraja, për të përgoëzuar prokurorët dhe hetuesit të cilët kanë prodhuar shumë dhe më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj. tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, duke përfshirë punën e SPAK, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi”, shkruan Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad