Intervista e Ramës te Fevziu, Edona Bilali reagon për “Zeusin”: Situatë qesharake!

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Edona Bilali reagon pas intervistës së mbrëmshme të kryeministrit Edi Rama me gazetarin Blendi Fevziu. Në një moment, ky i fundit e pyeti Ramën edhe për një deklaratë të viteve më parë që kishte bërë Bilali, ku e cilësonte kryeministrin si “Zeus”.

“Fenomeni “bota është e sheshtë” nuk ka kursyer as shqiptarët. Mbrëmë në emisionin “Opinion”, Kryeministri sqaroi për herë të dytë batutën time të “Zeusit” të vitit 2017.

“Kur copëza e shkëputur qëllimisht u bë virale, dallga e parë nuk më çuditi, veçse më faktoi një shkrim që kisha bërë vite më parë, për numrin e lartë të artikujve të cilët mbeten vetëm tituj.

Njerëzit nga jeta dinamike, nga sasia e informacionit në rrjet, por edhe nga tendenca për tu kuriozuar për rubrika të zeza, rozë, bullizuese etj, më shumë sesa faktet apo fenomenet pozitive që na rrethojnë, zgjedhin që si fshesë me korent me fuqi të lartë, të thithin informacionin që u shërbehet pa e procesuar.

Situata u bë qesharake por edhe pak absurde, kur njerëz të vlerësuar publikisht edhe nga unë, edhe pasi e kishin dëgjuar videon vijonin të kishin të njëjtin mendim. Kjo ishte edhe më shqetësuese. Mbrëmë ishte shembulli i radhës me Blendin dhe me portalin që citoi, që kishte bërë lajmin për kultin e individit. E lexova përciptazi dhe çudia ishte vetëm tek fakti që nuk gjeta asgjë investigative veç provës së radhës të fshesës me korent.

Me bindjen e plotë që impakti i këtij shkrimi është sërish 0-0,01%, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë PUNE”, shkruan Edona Bilali.

Zjarr Tv Ad