Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ishte i pranishëm në protestën e organizuar përa komisionit të vetingut, pas fyerjeve raciste të regjistruara nga drejtuesit e këtij procesi.
Përpara protestuesve, Malkaj tha se edhe ai është malok, duke shtuar se këtë ndarje e ka shpikur politika antishqiptare.
“Njeriu nuk e zgjedh familjen, janë të dhëna. Njeriu nuk e zgjedh as vendin e lindjes.
Miq të dashur, është e turpshme që një zyrtare e lartë të fyejë një zyrtar tjetër se nuk qëndron problemi këtu.
Problemi është se këtu po bëhet një luftë e madhe veri-jug, për të përçarë vendin.
Unë e dua shumë Tropojën, e dua shumë Shkodrën. E dua shumë vendin tim. Pse e shëmtojnë këta? Kush e ka shpikur këtë veri-jug? Politika e ndyrë antishqiptare.
Kjo politikë e ndyrë antikombëtare vazhdon të jetë e ulur këmbëkryq në mes të Tiranës.
Edhe unë jam malok. Mal me okë,” tha aktori.