Nga burgu i Reçit në Malësi të Madhe/ Manja: Të burgosurit do punësohen teksa vuajnë dënimin, ja masat e reja

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga burgu i Reçit në Malësi të Madhe, ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, foli për legalizimin e kanabisit në vend. Manja tha se do kemi analizë me konkrete për këtë çështje, por nëse i shërben ekonomisë së vendit pse të mos legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore.

Manja komentoi edhe fjalën “maloke” ndaj Elisabeta Imeraj, ku tha se është krenar që është malësor. Ai tha se mbështet punën e organeve të vettingut, por është kundër gjuhës së urrejtjes dhe rracizmit.

Deklaratat, ministri Manja i bëri teksa mori pjesë në një trajnim për punësimin e të burgosurve në burg, ku tregoi edhe masat e reja…

“Hiqen kufizimet per lejet pervec lejeve shperblyese. Me familjaret takime normale jo me 4 ne muaj dhe persona te aferm sipas percaktimeve. Do jene edhe takimet e veçanta dhe takime te veçanta me femijet. Startojme fazen e dyte te punesimit te denuarve ne institucione, 800 te burgosur qe do te punesohen ne gjithe Shqiperine. Ligji i ri nuk lejon zbritjen e denimit nese punon por vetem do te paguhet”-u shpreh ministri.

Të burgosurit në burgun e Reçit do të kenë një mundësi të re punësimi brenda ambjenteve të burgut. Kjo falë bashkëpunimit të ministrisë së drejtësisë me firma private.

Të burgosurit e shohin si diçka të vlefshme dhe thonë se është një mundësi ekonomike e mirë…

Ato ndihen të penduar për veprat që kanë kryer, për të cilat tashmë po vuajnë dënimin.

Zjarr Tv Ad