Escobar DËNOI ashpër sjelljen e Berishës ndaj Yuri Kim, ish-kryeministri nuk ndalet: Nuk pajtohem me GUVERNATOREN!

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendës ndihmësi sekretari amerikan i shtetit dhe i dërguari special i DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, reagoi i tronditur ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, kundrejt ambasadores Yuri Kim, për të cilën tha se “po shkel çdo rregull dhe preferon për shkaqe te terrenit që ka gjetur tek Rama dhe Basha të bëjë rolin që si takon”.

Ndonëse Escobar dënoi ashpër fjalorin e përdorur nga ish-kryeministri, ky i fundit nuk ndalet. Së fundmi, i pyetur nëse është “penduar për këto deklarata”, ai ritheksoi dhe njëherë se Yuri Kim gëzon respektin e tij vetëm atëhere kur vepron në përputhje me përfaqësimin e Joe Biden, në të kundërt do vijojë ta kundërshtojë.

“Pyetja del jashtë kontekstit të bisedës por unë ju garantoj se e kam shumë të lqartë dhe kam respektin më të madh për ambasadoren kur ajo vepron në përputhje pëme përfaqësimin e presidentit Joe Biden, si kundër nuk mund të pajtohem kuirrë me qëndrimet e saj kur ajo vepron si guvernatore dhe në kundërshtim me Konventën e Vjenës, unë do ta kundërshtoj dhe denoncoj.

Politikat e SHBA në Tiranë pa asnjë diskutim synojnë mbështetje për këtë vend nuk mund të pajtohem me qëndrimet e guvernatores, mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës dhe veprimet e mirëfillta anti opozitare.

Unë besoj se shqiptarët do të jenë dhe dueht të jenë partnerë të SHBA, por sovran dhe si qytetarë nejrëz të lirë që vendosin me votën e tyre të lirë”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad