Sali Berisha këshillë gazetarëve: Mos i përmendni Ramës emrin tim, i kall datën!

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka dhënë një “këshillë miqësore” sot gazetarëve të politikës, kur i ka kërkuar të mos i përmendnin më emrin e tij nëpër konferenca, sepse ai mund të largohet nga konferenca.

“Mos harroni asnjëherë ta pyesni për inceneratorët, se do vrapoj, do dalë jashtë nga konferenca e shtypit. E patë mbrëmë ju atë. Sa më pak t’i përmendni emrin tim sepse e patë mbrëmë dhe e shifni çdo ditë sesi ky emër ka filluar t’i kallë datën”, tha ndër të tjera Berisha.

“Edi Rama mund ta zgjedh (presidentin) por ai nuk mund të ndikoj opozitën aktuale. Nëse ai mendon për shkak të dhunimit të zgjedhjeve, t’i japë opozitës të drejtën e Presidentit të Republikës, ky vendim do diskutohet në forumet më të larta të partisë dhe me partitë e tjera opozite.

Preferoj që të mos angazhohem në një diskutim që nuk i ka ardh koha akoma. Mos harroni asnjëherë ta pyesni për inceneratorët, se do vrapoj, do dalë jashtë nga konferenca e shtypit. E patë mbrëmë ju atë. Sa më pak t’i përmendni emrin tim sepse e patë mbrëmë dhe e shifni çdo ditë sesi ky emër ka filluar t’i kallë datën.

 

Ai  di që unë jam i pëlqyer edhe nga socialistët e thjeshtë, por e di se ai dhe nomenklatura e PS do kenë probleme shumë serioze me PD. Shumë serioze në të ardhmen. Prandaj këto dy gjëra, mos ja pyesni nëse nuk doni të iki nga konferenca”, u shpreh ish-kryeministri.

Zjarr Tv Ad