Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, ka hedhur poshtë lajmet se Gjykata e Tiranës ka pranuar të shqyrtojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt për vendimin e 25 Marsit, ku gjyqtari Agron Zhukri njohu ndryshimet statutore të iniciuara nga ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe e bëri Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike drejtues të kësaj force politike.
Kaso thotë se akoma nuk ëhstë vendosur nëse ky vendim do të ketë ankim ose jo, teksa shton se përpjekja nëpërmjet marifeteve proceduriale apo zvarritjeve, nga ata që refuzuan t’i shihnin firmat e delegateve të Kuvendit te Demokratëve si në seli ashtu edhe në gjykatë, nuk mund të pengojë çertifikimin ligjor të vullnetit të tyre.
Reagimi i Ivi Kasos:
Për të gjithë ata që janë shqetësuar nga njoftimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës, sqaroj se nuk është pranuar asnjë ankim ndaj vendimit që njeh Kuvendin dhe Statutin e 11 Dhjetorit!
Njoftimi i sotëm i gjykatës vetëm SQARON se ky ende ështe në pritje të vendimit, nqse ky është ankim sipas ligjit apo sipas qejfit të disave!
NUK ËSHTË PRANUAR PËR SHQYRTIM ENDE ASNJË ANKIM. Praktikisht askush s’ka vendosur akoma nëse vendimi i 25 Marsit ka ankim apo jo.
Përpjekja nëpërmjet marifeteve proceduriale apo zvarritjeve, nga ata që refuzuan t’i shihnin firmat e delegateve të Kuvendit te Demokratëve si në seli ashtu edhe në gjykatë, nuk mund të pengojë çertifikimin ligjor të vullnetit të tyre!