Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar SHÇBA-në, tashmë Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP), dhe Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për operacionin e zhvilluar sot në Doganën e Morinës, të cilët dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën duke marrë rryshfet dhe lejuar persona me probleme me ligjin që të kalonin kufirin.
Ai thotë se uron që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë.
“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”, shkruan Rama.