Aktori Gent Zenelaj, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku ka zbuluar shumë momente nga jeta e tij private, përfshirë dhe fillimet e lidhjes me Aidën, që sot është bashkëshortja e tij dhe nëna e dy fëmijëve, Danielit dhe Arias.
Genti tregon se në menjëherë pas diplomimit, ata janë kthyer në qytetet e tyre përkatëse, dhe komunikimi i vetëm që kanë mbajtur për 4 muaj ka qenë ai përmes letrave në postë. Aktori tregon se më pas ai i ka kërkuar bashkëshortes të bëhej gati pasi so të shkonte ta merrte.
Ester Bylyku: Çdo çift ka uljet dhe ngritjet e veta. Për ju, cili ka qenë një nga momentet më të vështira?
Gent Zenelaj: Ditët që ne morëm diplomat në dorë, ajo iku në Gjirokastër dhe unë në Lezhë, ka qenë shumë e vështirë. Atëherë nuk kishim celular dhe lidhjen e mbajtëm me postë, rroftë Posta Shqiptare (qesh). Ajo akoma nuk i kishte thënë gjë prindërve, por një ditë i bëra një telefonatë dhe i thash: Bëhu gati, se do vij të të marr. Por ata kane qenë 4 muaj të tmerrshëm.