Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Analisti Ylli Dylgjeri përmes një statusi në rrjete sociale ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama në kogresin e PS. Dylgjeri i thotë Ramës se s’duhet të flasë për ushtarët e për kambalet, por për skandalet.
Më tej Dylgjeri i drejtohet kryeministrit duke i thënë se duhet të sqarojë çështjen e inceneratorëve pasi është i mbytur deri në grykë.
“Edi Rama! Boll fole në Kongres për ushtarët e për kambalet, pse s’fole për skandalet? Je i mbytur deri në grykë.
Organizata jote kriminale e Inceneratoreve në fund i dogji bashkëpunëtorët.
Këto duam të na sqarosh. Këtu duam të të shohim sa metra burrë je? E bëre dhe SPAKU-n si Takun! Me ditëmirët e ditëzinjtë u mësuam. Janë sardele që nuk shijohen më.”-shkruan Dylgjeri.