Gripi i shpendëve në Shqipëri/ Kryeministri Rama kërkesë fermerit: Të kishit vënë një zgarë këtu dhe i haja unë pulat! S’ka lidhje sëmundja me ushqimin

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë vizitës në Panairin e Bujqësisë në sheshin Nënë Tereza, kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë edhe me një fermer në lidhje me efektet e krizës.

Ky i fundit deklaroi se janë në një situatë të vështirë edhe për shkak të krizës globale por edhe prej gripit të shpendëve.

Rama deklaroi se kjo është një çmenduri pasi sëmundja nuk ka lidhje me ushqimin ndërsa u shpreh se duhet të kishin vënë një zgarë dhe ai të hante pulat në sy të të gjithëve për ta demonstruar këtë gjë.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Vetëm një gabim keni bërë. Gjithë këto pula. Duhet të kishit bërë një zgarë këtu që të haja unë dhe ta kuptonin që nuk ka lidhje kjo historia e gripit të pulave me ushqimin. E kanë për taksiratin e vet pulat jo për njeriun.

Fermeri: Kemi pasur goxha goditje. Ka pasur një impakt të jashtëakonshëm. Kriza globale ka ndikuar. Por fryrja mediatike na ka dëmtuar. Jemi në një situatë të vështirë.

Edi Rama: Fryrja mediatike është një çmenduri. Të kishit vënë këtu një zgarë dhe të haja unë këtu.

Zjarr Tv Ad