Prokuroria dhe policia ka regjistruar 312 episode ku efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në Morinë kanë marrë ryshfete me qëllim kalimin e personave të cilët ishin në shkelje.
Në një prej episodeve është protagoniste edhe këngëtarja Zajmina Vasjari e cila nga regjistrimet zbulohet se ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokorën e posaçme.
Sipas GazetaTema në dosjen e prokurorisë theksohet se datën 02.01.2022 ora 10:57 në aplikacionin Ëhatsapp shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durres” i thotë, Laertit Sulos me sms se në kufi ndodhet bashkëshortja e një mikut të tij bashkë me fëmijët, duke përmendur emrin e Zajmina Vasjarit, mirëpo nuk ka prokurë.
Biseda:
Laert Sulo Polici: Kur do kthehet:
Tani: Ja ta pyes… dy ditë datë 4 ka kthim…
Laerti: Ok çfarë makine ka ose jepi nr tim të flas me të……
Tani: “Renxh Rover “AA001UD”…
Laerti: Ok.
Menjëherë më pas ora 11:00 Laert Sulo ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjesit të policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:
Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh Zajmina Vasjari……….
Emiltoni: Jepi numrin tim.
Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zaimina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijet e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i policisë Emilton Asllanaj kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit Laert Sulo. Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur.