Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi, 51 vjeç, ndodhet në spital sot I rrahur mbrëmjen e djeshme nga persona të panjohur.
Policia e Elbasanit ka marrë rreth dhjetë persona në pyetje lidhur me dhunën e ushtruar mbi Sulkuqin, duke hetuar ndërkohë armiqësitë e mundshme ndaj tij edhe për shkak të detyrës.
Policia e Shtetit njoftoi paraprakisht mbrëmjen e së dielës se “më datë 10 prill 2022, rreth orës 22:30, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta në kokë shtetasi L. S., 51 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”