Partia Demokratike ka zyrtarizuar emrat e rinj të kryetarët të tre degëve ku u votua sot.
Me anë të parimit ‘një anëtar, një votë’, demokratët në Fier, Fushë Krujë dhe Selenicë votuan për të përzgjedhur krerët e 4 viteve të ardhshme.
Njoftimi i Partisë Demokratike:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është përmbyllur procesi zgjedhor në tre degët e PD Fier, Selenicë dhe F. Krujë.
Procesi i votimit u mbyll në orën 18.00.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetarë të degëve të PD shpallen si më poshtë vijon:
1. PD Fier, z. Rrapi Gjika me 56% të votave
2. PD Selenicë, z. Leonard Rakipaj me 76% të votave
3. PD Fushë-Krujë, rikonfirmohet z. Agron Loka me 92% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falënderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit ‘një anëtar një votë’, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.