“I presim të gjitha nga Rama”, Ulsi Manja: Kemi rënë në gjumë, organizmi ynë në terren s’është ai që duhet të kemi…

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në Kongresin e PS mbajti një fjalim disi kritik drejt qeverisë.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh partia e zgjedhur për një mandat të tretë, nuk është në lartësinë e duhur në terren.

Ministri u shpreh se ka nevojë urgjente për ndryshimin dhe ristrukturim në bazë, teksa propozoi reformim të thellë strukturorë të PS në në çdo qelizë që duhet të fillojë që nga burimet njerëzore në terren.

“Duhet të ketë lider, frymë dhe organizimi të fuqishëm në territor. Ne kemi Edi Ramën që përçoi një mesazh të fortë politik, për mandatin tonë të 4 në 2025. Pyetja është po organizimi ynë në territor? A i përgjigjet lidershipit? Në fakt vij nga një eksperiencë zgjedhore jo më larg se 6 marsi. Patëm mundësinë të testojmë motorin elektoral. Dhe organizmi ynë strukturor në Territor nuk është ai që duhet të kemi. Nuk është sepse duket se për shkak mungesës së opozitës politike. Duke sikur kemi rënë në gjumë.

Gjithçka e presim nga Edi Rama si kryeministër. Ne themi duhet të shkojmë komisionerë se votat i merr Edi Rama. PS ka një kundërshtar shumë të madh dhe është vetë PS. Vetëkënaqësia. Ide e pathyeshmërisë është ajo që duhet të zgjidhim” tha Ulsi Manja.

Zjarr Tv Ad