Rruga ‘Fan Noli’ në Nju Jork/ Berisha: Ngjarje e veçantë për kombin

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, reagoi pasi një rrugë në Nju Jork mori emrin e Fan Nolit.

Berisha shprehet se kjo është një ngjarje e veçantë për kombin shqiptar.

Me angazhimin e shoqatës atdhetare shqiptaro- amerikane Vatra, këto ditë një rruge në Nju Jork mori emrin e themeluesit të kësaj shoqate, poetit të madh, personalitetit të shquar shqiptar, themeluesit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Fan Noli.

Kjo ceremoni bashkoi shumë shqiptarë nga qytete të ndryshme të SHBA-ve. Për rëndësinë e kësaj ngjarje, të pranishmeve iu foli kryetari e Vatrës, z. Elmi Berisha,” shkruan Berisha.

Zjarr Tv Ad