Kongresi i PS-së, Nazarko tregon gabimin e kryeministrit Rama: Qeveria mendon se me paranë mund të zgjidhë gjithçka

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Shpëtim Nazarko komentoi sot Kongresin e PS-së dhe mesazhet që përçoi kryeministri Rama gjatë këtij Kongresi.

Çështjet që u folën në këtë kongres, lidhur me mundësinë e kanabisimit për çështje mjekësorë dhe ato që kanë të bëjnë me paratë që sjellin emigrantët në vend, sipas Nazarkos, qeveria ndjek një politikë të gabuar me idenë se paratë mund të zgjidhin gjithçka.

Komenti i  Nazarkos:

“Unë besoj që historia me kanabisin ka vlerë për shkak të ndjeshmërisë së termit kanabis, por si realitet nuk besoj se ka efekt, i vetmi efekt është nëse gjërat shkojnë mirë çmimet e ulëta, që do të krijohen për shkak të mbjelljes masive ai do të jetë një produkt i zakonshëm, dhe do të zhvlerësohet.

Në lidhje me paratë e emigrantëve, besoj se s’do të arrijnë në një gjë të caktuar, pavarësisht se këtu bëhet pastrim parash dhe ne jemi të varfër. Shqipëria pastron shumë pak para, paratë e shqiptarëve shumë shpesh mungojnë për shkak të një politike të gabuar por veç në llaç e tulla, dhe kjo i ka penguar ekonomikisht.

Politika shqiptare në këto 30 vjet, jo vetëm që s’ka sjellë paratë për energjinë, por na çon te harxhimi i parave për energjinë, ne kemi marr aq shumë para borxh, sa nuk ka më mundësi të marrë para për shkak të borxhit të madh për energjinë. Qeveria vazhdon me një politikë të gabuar me idenë se me paranë mund të zgjidh gjithçka.”, u shpreh Nazarko.

Zjarr Tv Ad