Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pandeli Majko është betuar ditën e sotme pasi mori mandatin e deputetit. Ai ka bërë betimin para deputetëve sipas procedurës në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë
Pak ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit Pandeli Majkos, i cili do të zëvendësojë në Kuvend Alqi Bllakon, pasi ky i fundit u arrestua nga SPAK.
Kujtojmë se Majko në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit të vitit të kaluar nuk arriti të merrte mandatin e deputetit, teksa ishte i renditur i 19-ti në listën e Partisë Socialiste në Tiranë.
Pas dorëzimit të mandatit të Bllakos, Majko ishte kandidati që kishte fituar më shumë vota personale, ndaj sipas Kodit Zgjedhor, i takon atij të jetë pjesë e Parlamentit.