Ahmetaj: As në Europë nuk e bëjnë për biznesin këtë që po bëjmë ne! Qeveria po i mbron qytetarët dhe po u jep siguri

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvëndës kryeministri Arben Ahmetaj, nga foltorja e Kuvendit ka listuar masat e marra nga qeveria në ndihmë të qytetarëve në këtë kohë krize.

Ahmetaj theksoi se qeveria me vendimet e marra i ka dhënë qytetarëve siguri dhe përkujdesje në këto ditë ku çmimet kanë pësuar një rritje drastike, si dhe po përmbush të gjitha premtimet e dhëna, duke përmendur kështu ndërtimin e unazës si dhe portin e Durrësit dhe Vlorës.

“Më lëvizjet e çmimeve të naftës apo disa produkteve ushqimore, u gjykua që për tre muajt e parë paketës së rezidencës të ndihmohen familjet me 30 milek të vjetra. Nuk janë mjaft, nuk janë shumë, i referohen për momentin atyre çmimeve të rritura. Kjo është ndihmë ndaj qytetarëve. Me fermerët e njëjta gjë, asnjëherë nuk mund të bësh mjaft për fermerët. Por edhe një shtet nuk mund të bëjë gjithçka për të gjitha metrat katrorë që mbillen. U gati dyfishua shuma për çimin e naftës për ata që punojnë në fusha. Çfarë vendos të bëjë kjo qeveri? Është një stil tjetër qeverisje.

Mundësia për ti mbështetur në përditshmërinë e krizës, apo për ti afruar siguri në kohë të vështira. Kur një kryeministër del dhe thotë nuk ka rritje të energjisë? Kjo për qytetarët dhe biznesmenët është siguri.

Qeveria është e gatshme të bëjë atë që duhet për të përballuar krizën, që nuk e di askush sa do vazhdojë për shkak të luftës. Kur sollëm këtu të gjithë atë ligj dhe qasje për bashkëbisedime qytetarët, ju e morët me shkaka nuk e vlerësuar, sot që të dhënat dhe pjesëmarrja është rekord, që kanë thënë majtas dhe djathtas për çështjet , një shumicë qytetarësh kanë mbështetur jo vetëm qasjen re por edhe shumë pyetje që do formatojnë politikat tona në vazhdim, që të Ballkani i hapur që ka në themel hapjen dhe qasjene hapur ndaj fqinjësisë ët mirë, por edhe ta bëjmë zonën më atraktive për bizneset. Për taksat, ne do ndihmojmë qytetarët në nevojë, taksën e naftës, akcizën nuk është efektive, ka dështuar dhe shumica shkon në favor të tregtarëve jo të konsumatorëve, aq më tepër në favor të konsumatorëve që kanë nevojë dhe kjo maxhorancë i mbron.

Familjet e pensionistëve, me ndihmë ekonomike, nënat e vetmuara.Kjo mazhorancë e bëri sepse ka këtë qasje ndaj qytetarëve. Është hera e parë që bëhet në Shqipëri, por edhe ne rajon. Shumë e kanë ndihmuar biznesin e vogël në Europë, por nuk e kanë lënë pa taksa, ndërsa ne i kemi lënë zero.

Kjo është një qasje e pastër sociale, është përkujdesje. I kishim ëndërruar portet po i ndërtojmë, unazat po i ndërtojmë, të gjitha këto nuk janë fjalë që përmbushi, janë aktivitete të një qeverie”, tha ai.

Zjarr Tv Ad