Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin Olaf Scholz se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut,nëse në qershor Bullgaria nuk heq veton ndaj Maqedonisë.
Rama u shpreh se hapja e negociatave është shumë e rëndësishme për vendin tonë, ndërsa shtoi se Shqipëria do të kërkojë nga Franca dhe Gjermania, ndarjen e Shqipërisë në këtë proces.
Pyetje: Ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në haojen e negociatave?
Rama: Ne rastin e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut iu përgjigjën pozitivisht 67% të shqiptarëve. Kjo do të ndodhë nga ana jonë nëse deri në qershor nuk do të hapen negociatat për shkak të vetos së Bullgarisë.
Nëse edhe në qershor Bullgaria do të bllokojë Maqedoninë, ne do të do kërkojmë nga Gjermania e Franca që të na ndajnë. Është e pamundur që të mos dalësh nga shtëpia se dy komshinjtë nuk flasin me gojë.